Erdogan: Kemi krijuar 2,7 milionë vende të reja pune krahasuar me periudhën para Covidit

“Me stabilizimin e kursit të këmbimit parashikojnë që në tregje të mos ketë më luhatje ekstreme që vijnë nga kërkesa e paekuilibruar për valutë”, tha të premten kreu i shtetit turk.

1766547
Erdogan: Kemi krijuar 2,7 milionë vende të reja pune krahasuar me periudhën para Covidit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) priti në takim Kryetarin e Shoqatës së Sipërmarrësve të Pavarur (MÜSIAD), Mahmut Asmali dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve. Takimi u mbajt në rezidencën “Vahdettin” në Stamboll.

Duke iu referuar zhvillimeve ekonomike, udhëheqësi turk tha se “përveç rekordeve të thyera në fushën e rritjes dhe eksporteve, punësimi është rritur me rreth 2,7 milionë krahasuar me periudhën para pandemisë”.

“Ky është një sukses shumë i rëndësishëm”, theksoi ai.

Kreu i Shtetit potencoi se “parashikojnë që në tregje të mos ketë më luhatje ekstreme që vijnë nga kërkesa e paekuilibruar e valutës me stabilizimin e kursit të këmbimit”.

 


Lajme të ngjashme