Vitin e kaluar Turqia ka eksportuar 6 mijë e 776 tonë salmon turk
Shoqata e Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKIB) tha në një deklaratë se eksportet e salmonit, të cilat janë bërë një markë si salmoni turk në tregjet e huaja, kanë vazhduar pandërprerë.
1764413

6.776 ton të salmonit turk u eksportuan në 12 vende nga kompanitë që operojnë në Trabzon dhe Rize.
Shoqata e Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKIB) tha në një deklaratë se eksportet e salmonit, të cilat janë bërë një markë si salmoni turk në tregjet e huaja, kanë vazhduar pandërprerë.
Në deklaratë thuhet se nga Trabzoni dhe Rize në vitin 2021 janë eksportuar 6 mijë e 776 tonë salmon turk në 12 shtete, me vlerë 35.5 milionë dollarë, dhe tregu më i madh ka qenë përkatësisht Rusia, Vietnami, Japonia dhe Kina.
Tregjet e reja të eksportit përfshinin vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Tajlanda.