Antonio Guterres: 8 nga çdo 10 dollarë shpenzohen në vendet e zhvilluara

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri me dije se gjatë rimëkëmbjes ekonomike globale, 8 nga çdo 10 dollarë shpenzohen në vendet e zhvilluara.

1764289
Antonio Guterres: 8 nga çdo 10 dollarë shpenzohen në vendet e zhvilluara

Antonio Guterres, i cili mori pjesë me një videomesazh në sesionin e titulluar “Agjenda e Davosit 2022” të Forumit Ekonomik Botëror, deklaroi se problemet në zinxhirin e furnizimit dhe inflacioni i lartë ngadalësuan rimëkëmbjen ekonomike globale.

Duke deklaruar se shkalla e vaksinimit kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) në vendet e zhvilluara është “turpësisht 7 herë më e lartë” sesa në vendet afrikane, shefi i OKB-së u bëri thirrje kompanive farmaceutike që të ndajnë licencat e tyre të vaksinave me vendet në zhvillim.

Pasi vuri në pah se rimëkëmbja ekonomike globale është e brishtë dhe e paqëndrueshme, Guterres njoftoi se gjatë procesit të rimëkëmbjes, 8 nga çdo 10 dollarë po shpenzohen në vendet e zhvilluara.

Ndërsa theksoi se rritja ekonomike është ngadalësuar ndjeshëm në vendet me të ardhura të ulëta dhe në zhvillim, kreu i OKB-së përsëriti thirrjen e tij për ristrukturimin e borxhit për këto vende.



Lajme të ngjashme