Turqi - Indeksi i prodhimit industrial shënoi 11,4% rritje vjetore

Indeksi i prodhimit industrial në muajin nëntor 2021, në bazë mujore u rrit me 3,3% ndërsa në bazë vjetore u rrit me 11,4%.

1761932
Turqi - Indeksi i prodhimit industrial shënoi 11,4% rritje vjetore

Indeksi i prodhimit industrial në muajin nëntor 2021, në bazë mujore u rrit me 3,3% ndërsa në bazë vjetore u rrit me 11,4%.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK/TurkStat) publikoi të dhënat për indeksin e prodhimit industrial në muajin nëntor 2021.

Sipas TurkStat rritja vjetore e prodhimit industrial në Turqi për muajin nëntor 2021 ka qenë 11,4% krahasuar me nëntorin 2020.

Nga aspekti i nënsektorëve të industrisë, indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve në këtë periudhë u rrit me 7,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; indeksi i sektorit të industrisë prodhuese u rrit me 12,5 për qind dhe indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar u rrit me 4 për qind.

Prodhimi industrial në Turqi shënoi në nëntor 2021 një rritje mujore prej 3,3%.

Indeksi i sektorit të industrisë prodhuese në muajin nëntor 2021 krahasuar me një muaj më parë u rrit me 3,8 për qind dhe indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar u rrit me 0,4 për qind.

 


Lajme të ngjashme