Eksportet turke të anijeve dhe jahteve mbi 1 miliard dollarë

Eksportet e Turqisë në sektorin e anijeve, jahteve dhe shërbimeve arritën në 6.4 miliardë dollarë në 5 vjet, me më së shumë shitje drejt Norvegjisë në vlerë 1 miliard e 647 milionë dollarë.

1762050

Sipas Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), eksportet turke të anijeve, jahteve dhe sektorëve të shërbimeve nënshkruan kontratë për shitje në vlerë 1 miliard e 626 milionë e 377 mijë dollarë në vitin 2021. Kështu, në periudhën 2017-2021, eksportet e sektorit arritën në 6 miliardë e 372 milionë e 397 mijë dollarë.

Norvegjia kryesoi sektorin me 1 miliardë e 646 milionë e 901 mijë dollarë në eksporte 5-vjeçare.

Ky vend u pasua nga Ishujt Marshall me 589 milionë e 941 mijë dollarë, Malta me 513 milionë e 410 mijë, Rusia me 346 milionë e 382 mijë dhe Franca me 152 milionë e 642 mijë dollarë.

Gjatë kësaj periudhe në SHBA janë eksportuar 114 milionë e 821 mijë dollarë dhe në Kinë 101 milionë e 412 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme