Vladimir Putin: Kina do t'i japë fund hegjemonisë amerikane

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, argumentoi se Kina është në prag të kapërcimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si qendër e pushtetit tregtar global.

1752368
Vladimir Putin: Kina do t'i japë fund hegjemonisë amerikane

“Në 30 vitet e ardhshme, Kina do t'ia kalojë SHBA-së në të gjitha aspektet e ekonomisë dhe SHBA-ja do të humbasë pozitën e saj dominuese në financa dhe tregti”, parashikoi kreu i shtetit rus duke folur para gazetarëve të pranishëm në konferencën e tij për shtyp të fundvitit, tashmë një traditë e përvitshme në Kremlin.

Vladimir Putini tha se fuqia blerëse e ekonomisë kineze është më e madhe sesa ajo amerikane në aspektin e paritetit.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë për të minuar kombin më të populluar të botës dhe për të mbytur rritjen ekonomike të tij”, tha ai.

Kurse fushatën e udhëhequr nga SHBA-ja për bojkotimin e Lojërave Olimpike Pekin 2022, Putini e përshkroi si “të papranueshme, të gabuar dhe tentativë për të kufizuar zhvillimin e Kinës”.



Lajme të ngjashme