Rusia i vendos Google një gjobë rekord, rreth 100 milionë dollarë

Sipas gjykatës Tagansky (Moskë) 16 raporte janë paraqitur kundër Google për dështimin sistematik të fshirjes së informacioneve të ndaluara në vend.

1752370
Rusia i vendos Google një gjobë rekord, rreth 100 milionë dollarë

Një gjykatë ruse ka gjobitur sot gjigantin global të teknologjisë Google me pothuajse 100 milionë dollarë [7,2 miliardë rubla ose 98 milionë dollarë] për mosfshirjen e informacioneve të ndaluara në Rusi.

Gjykata Taganskiy në Moskë mori në shqyrtim padinë e ngritur nga Shërbimi Federal për Mbikëqyrje në Sferën e Komunikimit, Teknologjisë së Informacionit dhe Masmediave (Roskomnadzor) kundër Google.

Gjykata i vendosi Google një gjobë prej 7,2 miliardë ruble (98 milionë dollarë) për shkak se kompania nuk kishte fshirë përmbajtjet me informacione të ndaluara në Rusi.

Roskomnadzor e kishte paralajmëruar Google për 16 informacione të ndaluara në Rusi dhe raportet në fjalë i kishte vënë në dispozicion edhe të gjykatës.



Lajme të ngjashme