Sipërmarrja turke, investime në sektorë strategjikë të ekonomisë në Shqipëri

Rikthehet për të pestën herë pavijoni i Turqisë, nën organizimin e Dhomës së Tregtisë të Stambollit, duke sjellë ekspozuesit më të spikatur në fushën e industrisë agroushqimore, tekstilit, materiale ndërtimi, industri kimike.

1744954
Sipërmarrja turke, investime në sektorë strategjikë të ekonomisë në Shqipëri
Arnavutluk-ta Türk yatırımlar_Kalekim_2.jpg
Arnavutluk Sağlık Sektörüne Dünya Bankasından ek mali yardım.png
Arnavutluk_İşkodra_Dünya Türk Kahvesi Günü_2.jpg
Arnavutluk_İşkodra_Dünya Türk Kahvesi Günü_5.jpg
Arnavutluk_Tiran Yunus Emre_Medya Akademisi_2.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (49/2021)

-Sipërmarrja turke, investime në sektorë strategjikë të ekonomisë në Shqipëri

Rikthehet për të pestën herë pavijoni i Turqisë, nën organizimin e Dhomës së Tregtisë të Stambollit, duke sjellë ekspozuesit më të spikatur në fushën e industrisë agroushqimore, tekstilit, materiale ndërtimi, industri kimike.

E rralla e këtij edicioni është edhe ndërthurja e ngushtë me kulturën dhe historinë, duke i shtuar prezantimit të kompanive dhe organizimin e evenimenteve kulturore kushtuar promovimit të librave dygjuhësh.

Në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, u prezantua një nga kompanitë prestigjioze turke në fushën e paneleve diellore, ODUL Sunreliance.

Cagdas Aktas, përfaqësues i kompanisë, e sheh pjesëmarrjen si mundësi bashkëpunimi me tregtarë shqiptarë për zgjerimin e aktivitetit edhe në Shqipëri.

“Jam për herë të parë në Shqipëri, dhe sipas një studim tregu që kemi kryer shohim se ka interes të lartë për panelet diellore. Mendojmë se do jetë efikas bashkëpunimi ynë, pasi garantojmë produkte cilësore me kosto të ulëta”, tha Aktas.

Sipas tij për momentin ka kërkesa për bashkëpunim.

Jemi të gatshëm për të bërë gjithçka për nxitjen e sipërmarrjeve të reja në Shqipëri, dhe synojmë të intensifikojmë marrëdhëniet në planin afat gjatë. Pikërisht sot kemi arritur të lidhim bashkëpunime të reja, dhe mendojmë se do kemi sukses, siç garanton dhe vetë panairi”, u shpreh ai.

Energjia e rinovueshme është sot në fokus të investimeve që po ndërmarrin sipërmarrjet jo vetëm në vende të ndryshme, por edhe në Shqipëri.

Përfaqësuesi i kompanisë turke “Kalekim”, me një eksperiencë 50-vjeçare, në partneritet me kompaninë shqiptare “Neon”, aktive në sektorin e prodhimit të bojërave, tha se pjesëmarrja për herë të parë në një panair të këtij niveli në Shqipëri, është përgjegjësi dhe angazhim për të zhvilluar biznesin.

Ne operojmë në tregun shqiptar prej dy vitesh, kemi partner të rëndësishëm në tregun tonë, dhe mundohemi dita-ditës ta konsolidojmë këtë marrëdhënie. Pjesë e kësaj është edhe pjesëmarrja në këtë panair, sikurse e shohim si një mundësi e mirë dhe me interes konsolidimin e një marrëdhënie me aktorët rajonalë siç janë: Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia”, tha Dritan Dulli, drejtor i shitjeve dhe marketingut për rajonin.

Kompania tashmë prej dy vjetësh ka ngritur fabrikën e saj në Tiranë, dhe prodhon produkte të një cilësie të lartë, që synojnë të tregtohen edhe në vendet e rajonit.

***

-Banka Botërore, 29,5 milionë dollarë shtesë për sektorin e Shëndetësisë në Shqipëri

Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi para pak ditëve një financim shtesë prej 29,5 milionë dollarë për projektin e përmirësimit të sektorit të Shëndetësisë në Shqipëri.

Ky financim do të ndihmojë në adresimin e dëmeve të shkaktuara në objekte të kujdesit shëndetësor nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, si dhe do të përmirësojë procesin e modernizimit dhe reformat në disa shërbime spitalore publike.

Shqipëria ka bërë progres në drejtim të rritjes së jetëgjatësisë të popullsisë së saj, por sistemi shëndetësor i Shqipërisë duhet të përmirësohet ndjeshëm për të përmbushur nevojat aktuale shëndetësore si rezultat i një periudhe të gjatë tranzicioni demografik dhe epidemiologjik.

Për këtë qëllim, qeveria shqiptare ka ndërmarrë reforma të rëndësishme për menaxhimin, planifikimin dhe financimin e shërbimeve shëndetësore publike. Projekti i Bankës Botërore për Përmirësimin e Sektorit të Shëndetësisë ka luajtur rol kyç në këtë drejtim, duke mbështetur rehabilitimin e tre spitaleve, zbatimin e Sistemit të Informacionit Shëndetësor në katër spitale rajonale dhe rindërtimin e spitalit të Laçit, i cili u shkatërrua nga tërmeti i nëntorit 2019.

***

-Në Shqipëri, filloi Akademia e Medias, edicioni i dytë 

Në Shqipëri ka filluar Akademia e Medias, një trajnim rreth dyjavor që do të trajtojë tema të ndryshme, organizuar nga instituti turk "Yunus Emre" në Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Shqipëri, Radio Televizionin e Turqisë (TRT), Anadolu Agency dhe Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), ndërkohë, pjesë e trajnimit janë studentë që kanë studiuar apo studiojnë në degë të ndryshme, të cilët do të marrin njohuri nga specialistë të fushës së medias nga Turqia dhe Shqipëria.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në leksionin e tij me temë "Diplomacia publike dhe gazetaria" foli për disa çështje në lidhje me diplomacinë dhe mediat, transformimin e diplomacisë, rolin e internetit në media për marrjen e informacioneve dhe tema të tjera.

Ai theksoi se diplomacia është profesioni i të bërit të gjërave në mënyrën më të mirë të mundshme, më formale, duke ruajtur sipas tij edhe sekretet që kanë të bëjnë ndërmjet shteteve të ndryshme.

Drejtori i institutit "Yunus Emre" në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, përshëndeti të pranishmit në hapje të kursit, ku ai theksoi se në mesin e kursantëve ka edhe persona që sapo janë njohur me institutin.

Qëllimi i këtij trajnimi që organizohet për herë të dytë është përcjellja e gazetarisë dhe publicistikës që mbështetet në baza objektive, të besuara dhe të sigurta tek të rinjtë që studiojnë në degë të ndryshme, si në gazetari, shkenca politike, diplomaci, marrëdhëniet me publikun dhe menaxhim, si dhe çdo personi që ka interes për median.

Gjithashtu synohet dhënia e mundësisë specialistëve të fushës për të ndarë me studentët eksperiencën e tyre dhe t’iu sigurojë studentëve mundësinë për t'u informuar mbi fushën e medias.

Akademia e Medias në të cilin marrin pjesë rreth 20 pjesëmarrës realizohet në datat 06-17 dhjetor të këtij viti në ambientet e institutit turk "Yunus Emre" në Tiranë.

***

-Shoqata “Istanbul” ndihmon familjet në nevojë në qytetin e Pukës 

Shoqata Vëllazërore Humanitare.Kuturore(VHK) “Istanbul”, e mbështetur nga Fondacioni “Vakfi Hudaye” si dhe  në bashkëpunim me Myftininë e Pukës, fundjavën e kaluar shpërndau në këtë qytet 100 pako me ushqime.

Nga kjo ndihmë përfituan disa familje në nevojë, jetim dhe një pjesë të nxënësve të Mejtepit Pukë dhe Fushë Arrëzit.

Përveç grupit të punës në shpërndarjen e pakove mori pjesë edhe Myftiu i Pukës, Gëzim Kopani, i cili më këtë rast shprehu falënderimet më të veçanta për shoqatën V.H.K. “Istanbul”, e cila vazhdimisht i është gjendur pranë shumë familjeve në rrethin e Pukës.

***

-Shkodranët gostitën me kafen turke

Me rastin e “5 Dhjetor Ditës Ndërkombëtare të Kafesë Turke” shkodranët u gostitën me kafe turke.

Aktiviteti ku u promovua kafeja turke, e cila zë vend në listën e UNESCO si “Trashëgimi Kulturore jo materiale e Njerëzimit” i mblodhi bashkë të apasionuarit e kafesë.

Në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër morën pjesë prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, deputetja e PD për qarkun Shkodër, Emilia Koliqi, kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër, Brisela Truma Kadia, akademikë, artistë, studentë dhe shumë qytetarë të Shkodrës.

Në aktivitetin e realizuar në një nga rrugët më të frekuentuara siç është Pedonalja, u shkëmbyen biseda të këndshme mbi shprehjen “Kafeja turke e ka hatrin 40 vjet”.

Në aktivitetin e kafesë turke ku u promovuan teknikat e posaçme të pjekjes dhe traditës së saj, nuk mungoi vëmendja dhe interesimi i përfaqësuesëve të medias.

Drejtori i institutit turk “Yunus Emre” në Shkodër, Zafer Kiyici u shpreh se kjo festë është ditë e veçantë ndaj kanë vendosur që kafen turke ta bashkëndajnë me qytetarët shkodranë, si ndër qytetarët e veçantë që shijojnë kafen turke…

Kujtojmë se, Dita e Kafesë Turke festohet në mbarë botën.

Mendohet se kafeja turke është prezente prej 11 shekujsh në shumë vende të botës, mes të cilave edhe Shqipëria. Për shumë vite me radhë shqiptarët kanë preferuar kafen turke, gjë të cilën e bëjnë edhe sot, pavarësisht të të disa individëve paragjykues që mundohen këtu në Shqipëri ta zëvendësojnë emërtimin e kafes turke me emrin "kafe motit". 

Sipas disa studimeve, kafeja ndihmon në ndalimin e dhimbjes së kokës dhe ka një efekt 40% më të fortë se qetësuesit. Po ashtu mendohet se rrit përqendrimin e njeriut.

Kafeja ka origjinën në Kaffa të Etiopisë, megjithatë emri i saj vjen nga Arabishtja. “Qahëa”. Kafeja e parë është prodhuar në Jemen, ku shumë besimtarë pinin kokrrat e kafesë të tretura në ujë, për të qëndruar zgjuar gjatë lutjeve. Nga Jemeni, në vitin 1517 kafeja rrugëtoi në Stamboll. Asokohe, turqit zbuluan se me kokrrat e kafesë ata mund të përgatisnin një pije të shijshme, të athët dhe me ngjyrë të zezë, me anë të së cilës mund të merrnin shumë energji dhe të shuanin urinë derisa arriti që të marrë vulën e Perandorisë Osmane si e preferuar.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme