Turqia siguron mbi 10 miliardë dollarë nga eksportet e industrisë furnizuese të automobilistikës

Turqia ka eksportuar produkte të industrisë furnizuese të automobilistikës me vlerë 10 miliardë e 750 milionë e 403 mijë dollarë në periudhën janar-nëntor 2021.

1744642
Turqia siguron mbi 10 miliardë dollarë nga eksportet e industrisë furnizuese të automobilistikës

Gjatë 11 muajve të kaluar të këtij viti, Turqia ka bërë eksporte të industrisë furnizuese të automobilistikës në më shumë se 200 vende, zona të lira dhe rajone autonome, bëri të ditur Shoqata e Eksportuesve të Industrisë Automobilistike “Uludag”.

Sipas këtyre të dhënave, eksportet e nënindustrisë automobilistike janë rritur me 27,5% në periudhën janar-nëntor 2021 duke kapur shumën 10 miliardë e 750 milionë e 403 mijë dollarë, nga 8 miliardë e 430 milionë e 964 mijë dollarë që ishin në të njëjtin hark kohor të një viti më parë.

Në 11 muajt e kaluar të vitit, eksportet e kësaj nënindustrie përbëjnë 40,8% të 26 miliardë e 381 milionë e 470 mijë dollarëve që janë totali i shitjeve jashtë shtetit të sektorit automobilistik turk.

Po të shohim vendet në të cilat industria furnizuese ka eksportuar më shumë gjatë kësaj periudhe, në krye renditet Gjermania, e cila është edhe tregu kryesor i industrisë së automobilave.

Eksportet 11-mujore të nënindustrisë në fjalë drejt Gjermanisë u rritën me 33,85% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e eksporteve drejt Italisë, e dyta në listë, është realizuar në shkallën 42,27%; kurse drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend që renditet i treti në eksportet e industrisë furnizuese turke të automobilistikës, rritja është 38,15%.



Lajme të ngjashme