Erdogan: Pandemia ka aktualizuar rëndësinë e reformave globale

Bashkësia ndërkombëtare në tërësi ka dështuar në provimin e pandemisë (Covid-19), e cila është një nga krizat më të mëdha historike në shëndetësi, - tha të hënën Presidenti Erdoan në një videomesazh për Samitin e 12-të të Bosforit.

1743627
Erdogan: Pandemia ka aktualizuar rëndësinë e reformave globale
Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan, Bölgesel Finans Konferansı 01.jpg

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i dërgoi një videomesazh Samitit të 12-të të Bosforit, që organizohet nga Platforma e Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

“Pandemia e koronavirusit të ri (Covid-19), e cila prej dy vitesh ashtu si gjithë njerëzimin ka prekur edhe Turqinë, ka treguar edhe një herë ekzistencën e padrejtësisë në sistemin global. Bashkësia ndërkombëtare, kryesisht vendet e zhvilluara, kanë dështuar në provimin e pandemisë (Covid-19), e cila është një nga krizat më të mëdha në historinë e shëndetësisë.

“Ne pamë në këtë proces se nëse nuk ndjehet i sigurt qoftë edhe një individ i vetëm i familjes njerëzore, askush prej nesh nuk mund ta ndjejë veten në siguri. Duhet të kuptojmë se rruga drejt sigurisë globale kalon përmes sigurisë së çdo shteti. Ne nuk mund t’i shmangim problemet duke mbyllur kufijtë, duke ngritur gardhe me tela në kufijtë tanë dhe duke u kthyer shpinën atyre që po ndodhin matanë kufijve tanë. Kjo e vërtetë e hidhur e imponon veten e saj në shumë fusha, duke filluar që nga emigracioni i parregullt e deri tek lufta kundër terrorizmit, nga ekonomia në siguri, nga arsimi në shëndetësi”, theksoi udhëheqësi turk.

Në këtë drejtim, presidenti Erdogan kujtoi thirrjen e Turqisë për të reformuar strukturën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Fati i bashkësisë ndërkombëtare nuk duhet të vendoset nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne nuk po kritikojmë vetëm sistemin e rendit botëror, por ne po propozojmë edhe rrugëdaljen me bindjen se ‘Një botë më e drejtë është e mundur’. Luftën që po bëjmë kohët e fundit në ekonomi, ne e shikojmë si një pjesë plotësuese të kësaj. Ne kemi besim se me një model të ri ekonomik të bazuar në investime, punësim, prodhim dhe eksport, në vend të konceptit të bazuar në normat e interesit, ne do të arrijmë të kemi një zhvillim, mirëqenie, drejtësi në shpërndarjen e të ardhurave dhe një rritje të qëndrueshme ekonomike”, tha Erdoan.



Lajme të ngjashme