Pas 25 vjetëve vjen në Izmir trageti i parë me pasagjerë nga Libia

Linja me traget Turqi-Libi ishte pezulluar në vitin 1996 për shkak të kërkesës së ulët.

1743182
Pas 25 vjetëve vjen në Izmir trageti i parë me pasagjerë nga Libia

Është realizuar udhëtimi i parë me traget që ka rinisur pas 25 vjetëve mes Izmirit dhe qytetportit Misurata të Libisë.

Në portin e Izmirit është ankoruar me 107 pasagjerë në bord anija “Kevalay Queen”, e cila ishte nisur 3 ditë më parë nga Misurata.

Kjo linjë me traget është riaktivizuar falë partneritetit të grupit të kompanive turke “Karanfil” dhe kompanisë turistike “Kevalay” dhe shoqërisë libiane të hekurit (LISCO).

Mësohet se lundrimet Misurata-Izmir do të realizohen një herë në javë dhe koha e udhëtimit në linjën Turqi-Libi do të zgjasë 2 ditë.

Në portin e Alsancak-ut në Izmiri anija u prit nga zyrtarë, duke përfshirë kreun e Këshillit të Biznesit Turko-Libian në Këshillin e Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë (DEIK) dhe njëherësh CEO i Grupit “Karanfil”, Murtaza Karanfil.

“Duke qenë se jemi në stinën e dimrit traget do të ketë një herë në javë. Në verë mundësisht do të shtohet edhe numri i udhëtimeve. Ky traget do të sjellë rritje edhe të turizmit, edhe të tregtisë. Vëllezërit tanë libianë mund të vijnë kur të dëshirojnë dhe të udhëtojnë me makinat e tyre në Turqi”,- tha Karanfil në një prononcim për gazetarët.

Kapaciteti i tragetit “Kevalay Queen” është: 500 shtretër, 700 pasagjerë, 520 automjete, 2.000 tonë ngarkesë.



Lajme të ngjashme