OECD përmirëson parashikimin për rritjen ekonomike të Turqisë

Raporti i Ndërmjetëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) lidhur me Panoramën Ekonomike Globale për muajin nëntor përmban parashikimet për 2021, 2022 dhe 2023.

1741532
OECD përmirëson parashikimin për rritjen ekonomike të Turqisë

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka rritur parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Turqisë për vitin 2021 nga 8,4 në 9 për qind.

Kështu thuhet në raportin e nëntorit të OECD-së të publikuar të mërkurën, që përmban parashikimet për vitet 2021, 2022 dhe 2023.

Parashikimi i rritjes ekonomike të Turqisë për 2022 dhe 2023 është rritur gjithashtu respektivisht në 3,3 dhe 3,9 për qind.

Në të njëjtën kohë, OECD uli parashikimin e saj për rritjen ekonomike globale për vitin 2021 nga 5,7 në 5,6 për qind.

Parashikimi për rritjen globale për vitin 2022 qëndron i pandryshuar në 4,5 për qind, ndërsa për vitin 2023 OECD parashikon një rritje prej 3,2 për qind. 



Lajme të ngjashme