THY e dyta në Evropë për nga fluturimet ditore

Kompania e Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines - THY), gjatë datave 22-28 nëntor, u bë linja e dytë ajrore që bën më shumë fluturime në Evropë, përkatësisht me 1.019 fluturime në ditë.

1740600

Organizata Evropiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror (Eurocontrol) publikoi të dhënat e trafikut ajror për periudhën 22-28 nëntor.

Sipas kësaj gjatë periudhës 22-28 nëntor janë kryer 140 mijë e 372 fluturime në javë dhe 20 mijë e 53 fluturime në ditë.

Me kufizimet e hequra kryesisht nën masat e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), “Ryanair” i Irlandës renditet si linja ajrore me më së shumti fluturime në Evropë, përkatësisht me 2.103 fluturime ditore.

“THY” u rendit e dyta me 1.019 fluturime ditore, ndërsa “Lufthansa” u rendit e treta me 934 fluturime.

Pegasus Airlines”, një kompani tjetër turke e transportit ajror, u radhit e 10-ta në listë me 401 fluturime.

Lajme të ngjashme