Ministri Mus: Turqia vazhdon të rritet me eksporte

Ministri i Tregtisë, Mehmet Mus, bëri me dije të martën se Turqia vazhdon të rritet me eksporte.

1740853
Ministri Mus: Turqia vazhdon të rritet me eksporte

Përmes një deklarate nga llogaria e tij në rrjetin social “Twitter”, Mehmet Mus vlerësoi të dhënat e rritjes ekonomike për tremujorin e tretë të këtij viti, të shpallura nga Instituti Turk i Statistikave (TUIK/TurkStat).

Ekonomia jonë u rrit me 7,4% në tremujorin e tretë. Kontributi i eksporteve neto në rritje ishte 6,8 pikë (përqindje). 92% e rritjes sonë u arrit me kontributin e eksporteve. Eksportet do të vazhdojnë të jenë forca shtytëse e rritjes sonë”, shkroi ministri turk i Tregtisë në platformën sociale.



Lajme të ngjashme