Turqia eksporton açuga në vlerë mbi 3 milionë dollarë

Açugat me vlerë 3 milionë e 338 mijë dollarë u eksportuan nga Turqia në 19 vende midis 1 shtatorit dhe 20 nëntorit 2021.

1737959
Turqia eksporton açuga në vlerë mbi 3 milionë dollarë

Açugat me vlerë 3 milionë e 338 mijë dollarë u eksportuan nga Turqia në 19 vende midis 1 shtatorit dhe 20 nëntorit 2021.

Sipas përmbledhjes së të dhënave të Shoqatës të Eksportuesve të Detit të Zi Lindor (DKIB), 690 tonë açugë u eksportuan nga fillimi i sezonit të gjuetisë 2021-2022.

Ky eksport gjeneroi 3.338.000 dollarë të ardhura.

Turqia shiti açugë në 19 vende gjatë kësaj periudhe, ndërsa Franca, Gjermania dhe Belgjika u renditën në 3 vendet e para.

157,5 ton açugë u eksportuan në Francë për 960.721 dollarë.

Eksportet drejt Francës u rritën me 11 për qind dhe vlera me 21 për qind.

Franca u pasua nga Gjermania me 719.752 dollarë dhe Belgjika me 674.182 dollarë.

Nga ana tjetër, açugat u shitën në Spanjë, Britani, Portugali, Liban, Katar dhe Irak, ndryshe nga periudha 1 shtator-20 nëntor të vitit të kaluar.



Lajme të ngjashme