PE miraton reformën e politikës bujqësore

Parlamenti Evropian (PE) miratoi reformën e politikës bujqësore që synon mbështetjen ndaj prodhuesve të vegjël dhe prodhimin miqësor ndaj mjedisit.

1737982
PE miraton reformën e politikës bujqësore

Parlamenti Evropian (PE) miratoi reformën e politikës bujqësore që synon mbështetjen ndaj prodhuesve të vegjël dhe prodhimin miqësor ndaj mjedisit.

Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të PE-së, së mbajtur në Strasburg, u votua paketa që përmban politikën e re të përbashkët bujqësore të Bashkimit Evropian (BE).

Deputetët miratuan njëzëri paketën e reformave për të mbështetur fermat e vogla si dhe metodat e qëndrueshme të bujqësisë.

Sipas paketës, politika e re bujqësore, e cila do të hyjë në fuqi në vitin 2023, do të forcojë biodiversitetin.

Fermerët do t'i drejtohen praktikave që nuk dëmtojnë klimën dhe që janë mjedisore.

Shtetet anëtare do të veçojnë të paktën 35 për qind të buxhetit të zhvillimit rural dhe të paktën 25 për qind të pagesave direkte për masat miqësore ndaj mjedisit dhe klimës. Të paktën 10 për qind e pagesave direkte do të përdoren për të mbështetur prodhuesit e vegjël dhe të mesëm.

Të paktën 3 për qind e buxhetit të përbashkët bujqësor do të veçohet për fermerët e rinj.

Kurse një fond krize prej 450 milionë eurosh do të krijohet për t'u përdorur në raste urgjente si çekuilibër çmimesh apo tregu.

Rreth një e treta e buxhetit total të BE-së i kushtohet politikës bujqësore dhe mbështetjes në këtë fushë.

Falë programit në fjalë, parashikohet që shuma totale e pagesave që do të kryhen në periudhën 2021-2027 do të kalojë mbi 300 miliardë euro.



Lajme të ngjashme