“Gazprom” bie dakord me Moldavinë për furnizimin me gaz

Përfaqësuesi zyrtar i kompanisë ruse të energjisë “Gazprom”, Sergey Kupriyanov tha se kompania ka marrë vendim për të ndërprerë furnizimin e Moldavisë me gaz natyror, pasi kjo nuk ka bërë pagesën sipas kontratës në fuqi.

1738220

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Moskë, Kupriyanov tha se Moldavia kishte aplikuar pranë “Gazprom”-it dhe i kishte kërkuar kompanisë që të mos ndërpriste furnizimin me gaz natyror.

“Vendosëm të zgjasim afatin që i kishim dhënë Moldavisë për pagimin e borxhit. Moldavia u zotua për ta shlyer detyrimin e prapambetur më 26 nëntor”,- u shpreh Kupriyanov.

Në një deklaratë bërë më herët, më 22 nëntor, nga “Gazprom” ishte raportuar se furnizimi i Moldavisë me gaz mund të ndërpritej brenda 48 orëve pasi kompania nuk e kishte marrë pagesën aktuale për gazin.   

Zëvendëskryeministri i Moldavisë, Andrei Spinu tha më 23 nëntor se për momentin borxhi i Moldavisë ndaj “Gazprom” është më shumë se 74 milionë dollarë.

Më 22 tetor, autoritetet moldave shpallën një situatë emergjente në vend për shkak të mungesës së gazit. Kriza energjetike lindi për shkak të mungesës së një marrëveshjeje me “Gazprom” për të zgjatur marrëveshjen e furnizimit me gaz, e cila ka skaduar më 30 shtator.

Lajme të ngjashme