Turqi – Vazhdon rrjedha ditore prej 650 mijë metra kub të gazit natyror nga pusi Turkali-2

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez tha në llogarinë e tij në Twitter se testet e Reservave-1 dhe 2 të pusit Turkali-2 u përfunduan me sukses më 28 korrik.

1736840
Turqi – Vazhdon rrjedha ditore prej 650 mijë metra kub të gazit natyror nga pusi Turkali-2
Karadeniz doğalgaz 02.jpg

Vazhdon rrjedha ditore prej 650.000 metra kub të gazit natyror nga Reserva-1 e pusit Turkali-2 në Detin e Zi.

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez tha në llogarinë e tij në Twitter se testet e Reservave-1 dhe 2 të pusit Turkali-2 u përfunduan me sukses më 28 korrik.

Në deklaratën e shoqëruar me një video 21 sekondash i aktiviteteve të punimeve të gazit natyror në Detin e Zi, Donmez tha: "Më 28 korrik 2021 testet e Reservave-1 dhe 2 të pusit Turkali-2 u përfunduan me sukses. 20 nëntor 2021 testi i pusit rezervave-1 të pusit Turkali-2 vazhdon me rrjedhën ditore duke u rritur në 650 mijë metra kub. Objektivi ynë për gaz natyror në vitin 2023 në Detin e Zi është i qartë. Ne po e realizojmë atë hap pas hapi."

Ministri Donmez mori pjesë në Takimin e 11-të vjetor në Antalia. Në fjalën e tij në hapjen e Samitit të Energjisë Turke, ai deklaroi se kanë përfunduar të gjitha punimet inxhinierie në lidhje me fushën e gazit Sakarya.

“Kemi bërë porosi për gypa të cilësisë së lartë. Në pranverë të vitit 2022 do të bëjmë burimin e parë duke vendosur tubacione nën ujë. Anija e katërt e shpimit do të arrijë në Turqi në pranverën e vitit 2022”, tha Donmez.

"Anija jonë e katërt ka një dizajn me kullë të dyfishtë dhe është e aftë për të punuar në kushte të vështira deti. Ajo funksionon më sigurt edhe në rezervuarë me presion të lartë," tha ai.



Lajme të ngjashme