Lagarde: Rritja e çmimeve do të vazhdojë

“Ne jemi akoma në një fazë ku ekonomia po rihapet dhe efektet e pandemisë akoma nuk janë shfaqur plotësisht”, tha Lagarde në fjalën e saj drejtuar Kongresit të 31-të Bankar Evropian të Frankfurtit.

1736348
Lagarde: Rritja e çmimeve do të vazhdojë

Guvernatorja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, ka deklaruar se normat e larta të inflacionit duket se do të rriten më tej deri në fund të vitit, por ka theksuar se politika monetare duhet të jetë e durueshme dhe këmbëngulëse pasi rritja e çmimeve ndoshta do të ngadalësohet.

“Ne jemi akoma në një fazë ku ekonomia po rihapet dhe efektet e pandemisë akoma nuk janë shfaqur plotësisht”, tha Lagarde në fjalën drejtuar Kongresit të 31-të Bankar Evropian në Frankfurt.

Ajo tha se rritja e çmimeve të energjisë, pengesat e furnizimit dhe tërheqja e kufizimeve të imponuara kundër virusit COVID-19 po çojnë në fërkime të jashtëzakonshme në disa sektorë.

“Ky inflacion është i padëshiruar, i dhimbshëm dhe natyrisht ka shqetësime se sa do të zgjasë”, theksoi ajo, duke shtuar se BQE-ja po monitoron nga afër zhvillimet.

Lagarde po ashtu tha se duhet të identifikohen nxitësit kryesorë të inflacionit për ta kuptuar mënyrën se si politika monetare të përgjigjet në rrethanat aktuale.

“Këta nxitës duket se do të zhduken në periudhën afatmesme, që është fushëpamja që ka rëndësi për politikën monetare. Dhe, për shkak se ato rrjedhin kryesisht nga ana e ofertës dhe çmimet e energjisë, ata ndoshta do të ngadalësojnë ritmin e rimëkëmbjes afatshkurtër”, tha shefja e BQE-së.

BQE-ja synon të sigurojë stabilizimin e inflacionit në një objektiv prej 2 për qind në afat të mesëm.

Banka po ashtu pret që Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) të tejkalojë nivelet para pandemisë në tremujorin e katërt të vitit 2021. (Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme