Të ardhurat e Turqisë nga turizmi arrijnë në gati 11,4 miliardë dollarë

Turizmi në Turqi ka gjeneruar 11 miliardë e 395 milionë e 117 mijë dollarë të ardhura në tremujorin e tretë të këtij viti.

1726192
Të ardhurat e Turqisë nga turizmi arrijnë në gati 11,4 miliardë dollarë

Instituti Turk i Statistikave (TUIK/TurkStat) publikoi të dhënat e turizmit për periudhën korrik-shtator 2021.

Sipas raportit të TurkStat-it, të ardhurat nga turizmi arritën në 11 miliardë e 395 milionë e 117 mijë dollarë në tremujorin e tretë të vitit. Nga vizitorët e huaj janë siguruar 78% e të ardhurave nga turizmi (me përjashtim të tarifave roaming e shpenzimeve për shërbimet e marinës) dhe nga shtetasit rezidentë jashtë vendit 22%.

Nga shpenzimet e bëra në këtë periudhë, 9 miliardë e 63 milionë e 42 mijë dollarë ishin shpenzime personale dhe 2 miliardë e 332 milionë e 75 mijë dollarë ishin shpenzime për paketa turistike.

Shpenzimi mesatar për një natë gjatë periudhës në fjalë ishte 74 dollarë.

“Të huajt shpenzuan mesatarisht 78 dollarë çdo natë, kurse qytetarët me banim jashtë shtetit mesatarisht 61 dollarë”, bën të ditur TurkStat-i mes të tjerash.



Lajme të ngjashme