BE-ja ofron 600 milionë euro mbështetje financiare për Ukrainën

Bëhet e ditur se Bashkimi Evropian (BE) ka ofruar 600 milionë euro mbështetje financiare për Ukrainën kundër ndikimit ekonomik të pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

1724608

Komisioni Evropian thotë se kësti i ri i kredive është lëshuar për Ukrainën si pjesë e një programi të mbështetjes makro-financiare kundër ndikimit ekonomik të Covid-19.

Ukraina ka përmbushur angazhimet e saj në lidhje me financat publike, qeverisjen, sundimin e ligjit, përmirësimin e mjedisit të biznesit, reformat sektoriale dhe filialet publike, thuhet në deklaratë, duke shtuar se 600 milionë euro janë siguruar për Ukrainën në kuadër të programit mbështetës të BE-së.

Deklarata theksoi se Bashkimi Evropian i ka dhënë Ukrainës një total prej 4,4 miliardë euro kredi si pjesë e programeve të ndryshme të mbështetjes makro financiare.

BE-ja është në gjendje të ofrojë mbështetje makro-financiare për vendet në afërsi të saj në kohë krize ekonomike, por duhet të plotësohen disa kushte që ajo të lirojë kreditë.

Ndihma financiare e BE-së përfshin kushte pagese që janë shumë më të favorshme se kreditë që vendi do të merrte normalisht nga tregjet.

Lajme të ngjashme