Eksportet e agrumeve nga Turqia arritën në 427 milionë dollarë

Eksportet e agrumeve nga Turqia në periudhën janar-shtator janë rritur me 14 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në 427 milionë e 29 mijë dollarë.

1723637
Eksportet e agrumeve nga Turqia arritën në 427 milionë dollarë

Referuar të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Rajonit të Mesdheut (AKIB), në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar (2020) eksportuesit turq kishin dërguar jashtë vendit 727 e 601 ton agrume në vlerë 373 milionë e 678 mijë dollarë.

Kurse këtë vit eksporti i agrumeve nga Turqia u rrit në sasi me 15 për qind - në 840 mijë e 216 ton.

- Limonët janë më të kërkuarit

Peshën më të madhe në shportën e eksporteve të sektorit në periudhën janar-shtator 2021 e ka zënë limoni.

Nga fillimi i vitit, eksporti i limonit nga Turqia është rritur me 48 për qind në 184 milionë e 30 mijë dollarë.

Limoni pasohet nga mandarina me 146 milionë e 775 mijë dollarë të ardhura, greipfrut me 51 milionë e 257 mijë dollarë dhe portokalli me 44 milionë e 798 mijë dollarë të hyra.

Rusia u bë importuesi kryesor i agrumeve nga Turqia për këtë periudhë (janar-shtator 2021).

Turqia në periudhën janar-shtator ka eksportuar në Federatën Ruse agrume në vlerën e 150 milionë e 456 mijë dollarëve.

Rusia ndiqet nga Iraku (71 milionë e 959 mijë dollarë) dhe Ukraina (32 milionë e 438 mijë dollarë).

Në periudhën 9-mujore rritja më e madhe e eksportit të agrumeve është shënuar drejt Sirisë, 528 për qind, kurse e llogaritur në vlerë eksporti ndaj këtij tregu është realizuar në shifrën e 6 milionë e 56 mijë dollarëve.

 


Lajme të ngjashme