Eksportet e nënindustrisë automobilistike u rritën me rreth 35 për qind

8 miliardë e 774 milionë e 829 mijë dollarë produkte të "nënindustrisë automobilistike" u eksportuan nga Turqia gjatë periudhës janar-shtator.

1721987
Eksportet e nënindustrisë automobilistike u rritën me rreth 35 për qind

8 miliardë e 774 milionë e 829 mijë dollarë produkte të "nënindustrisë automobilistike" u eksportuan nga Turqia gjatë periudhës janar-shtator.

Sipas vlerësimit të bërë në bazë të të dhënave nga Shoqata e Eksportuesve të Industrisë Automobilistike Uludag, eksportet e nënindustrisë automobilistike u rritën me rreth 35 për qind në 8 miliardë e 774 milionë e 829 mijë dollarë në 9 muajt e këtij viti nga 6 miliardë e 510 milionë e 535 mijë dollarë gjatë periudhës janar-shtator të vitit të kaluar.

Produktet nënindustriale përbëjnë 41,3 për qind të shitjeve të përgjithshme jashtë vendit të industrisë automobilistike, që ishte 21 miliardë e 248 milionë e 339 mijë dollarë në 9 muajt e vitit.

Parë nga aspekti i vendeve ku janë bërë më së shumti eksporte të nënindustrisë automobilistike, Gjermania ishte tregu kryesor i këtij sektori.

Eksportet nëntëmujore të nënindustrisë në Gjermani u rritën me 44,63 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këto eksporte u rritën nga 1 miliard e 433 milionë e 700 mijë dollarë sa ishin gjatë periudhës janar-shtator të vitit të kaluar, në 2 miliardë e 73 milionë e 570 mijë dollarë në të njëjtën periudhë të këtij viti.

Me këtë shifër, rreth 1/4 e eksporteve nëntëmujore të nënindustrisë automobilistike u bënë në Gjermani.

 


Lajme të ngjashme