Turqi – Shitjet e banesave për të huajt në shtator shënojnë rekord

Shitjet e banesave për të huajt në Turqi në shtator ishin shifrat më të larta mujore që nga viti 2013.

1719023
Turqi – Shitjet e banesave për të huajt në shtator shënojnë rekord

Shitjet e banesave për të huajt në Turqi në shtator ishin shifrat më të larta mujore që nga viti 2013.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të dhënat e shitjeve të banesave për muajin shtator.

Sipas kësaj shitja e banesave për të huajt në shtator u rrit me 25,8 për qind nga viti në vit dhe arriti në 6.630. Kjo ishte shifra më e lartë e shitjeve mujore që kur filluan të publikohen të dhënat në 2013.

Rekordi i mëparshëm ishte 6.276 shitje në tetor 2018.

Në shtator, pjesa e shitjeve të banesave për të huajt ishte 4,5 për qind.

Stambolli zuri vendin e parë në shtator me 2.995 shitje të banesave. Ai u pasua nga Antalie me 1.358 banesa dhe Ankaraja me 408 shitje të banesave për të huajt.

Në periudhën janar-shtator, shitjet e banesave për të huajt u rritën me 43,2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arritën në 37.479 banesa.

 


Lajme të ngjashme