Turqia realizon eksporte bizhuterish me vlerë 3,883 miliardë dollarë në janar-shtator 2021

Shoqata e Eksportuesve të Bizhuterive njoftoi se në 9 muajt e kaluar të vitit 2021, eksportet turke të bizhuterive u rritën me 57,4% dhe arritën vlerën e 3 miliardë e 883 milionë dollarëve.

1718491
Turqia realizon eksporte bizhuterish me vlerë 3,883 miliardë dollarë në janar-shtator 2021

Eksportet turke të bizhuterive arritën vlerën e 501,3 milionë dollarëve në shtator 2021 duke shënuar një rritje prej 58,52% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Siç bën të ditur Shoqata e Eksportuesve të Bizhuterive (JTR) të Turqisë, eksportet më të mëdha gjatë shtatorit u realizuan në “grupin e produkteve të argjendarisë të prodhuara prej ari”, pasuar nga “grupi i arit të përpunuar ose gjysmë të përpunuar”.

Në këtë periudhë, eksportet e bizhuterive u rritën me 58,52% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë duke kapur vlerën e 501,3 milionë dollarëve; kurse në 9 muajt e kaluar të vitit 2021 ato u rritën me 57,4% dhe arritën vlerën e 3 miliardë e 883 milionë dollarëve.

JTR-ja theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezultojnë vendi me nivelin më të madh të eksporteve të bizhuterive nga Turqia në harkun kohor janar-shtator të këtij viti. SHBA-ja ndiqet respektivisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Bashkuar.



Lajme të ngjashme