Turqi - Indeksi i prodhimit industrial shënoi 5,4% rritje

Indeksi i prodhimit industrial në muajin gusht, në bazë mujore u rrit me 5,4% ndërsa në bazë vjetore në 13,8%.

1718259
Turqi - Indeksi i prodhimit industrial shënoi 5,4% rritje

Indeksi i prodhimit industrial në muajin gusht, në bazë mujore u rrit me 5,4% ndërsa në bazë vjetore në 13,8%.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të dhënat për indeksin e prodhimit industrial në muajin gusht.

Sipas kësaj në gusht, prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimi kalendarik u rrit me 5,4% ndërsa në bazë vjetore në 13,8%.

Nga aspekti i nënsektorëve të industrisë, indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve në muajin gusht u rrit me 9,4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; indeksi i sektorit të industrisë prodhuese u rrit me 14,2 për qind dhe indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar u rrit me 9,4 për qind.

Indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve në muajin gusht krahasuar me një muaj më parë u tkurr me 1,7%, indeksi i sektorit të industrisë prodhuese u rrit me 6,3 për qind dhe indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar u tkurr me 0,2 për qind.

 


Lajme të ngjashme