THY e dyta në Evropë për nga numri i fluturimeve ditore

Kompania e Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines - THY) u bë linja e dytë ajrore që zhvillon më shumë fluturime në Evropë, përkatësisht me 1.185 fluturime në ditë.

1717846

Sipas të dhënave të trafikut ajror të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror (Eurocontrol) gjatë periudhës 4-10 tetor në Evropë janë kryer 162.853 fluturime.

Me kufizimet e hequra kryesisht nën masat e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), “Ryanair” i Irlandës renditet si linja ajrore me më së shumti fluturime në Evropë, përkatësisht  me 2.316 fluturime ditore.

“THY” u rendit e dyta me 1.185 fluturime ditore, ndërsa “Easyjet” u rendit e treta me 1.023 fluturime. “Pegasus Airlines”, një kompani tjetër turke e transportit ajror, u radhit e 10-ta në listë me 454 fluturime.

Lajme të ngjashme