David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për vitin 2021

Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021 iu dha të hënën tre specialistëve në fushën e ekonomisë eksperimentale.

1717863
David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për vitin 2021
David Card, Joshua Angrist ve Guido Imbens, Nobel Ekonomi Ödülü 2021.jpeg

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave bëri me dije se laureatët e Çmimit Nobel në Ekonomi për këtë vit janë kanadezi David Card, amerikano-izraeliti Joshua Angrist dhe amerikano-holandezi, Guido Imbens.

Juria e Nobelit vuri në pah se “treshja solli ide të reja në tregun e punës, tregoi se çfarë përfundimesh mund të nxirren nga eksperimentet natyrore në aspektin shkak-pasojë dhe qasjet e tyre u përhapën në fusha të tjera duke ndryshuar rrënjësisht kërkimet empirike”.

“Kanadezi Card u vlerësua për kontributin e tij empirik në ekonomi, ndërsa amerikano-izraeliti Angrist dhe amerikano-holandezi Imben për kontributet e tyre metodologjike në analizën e marrëdhënieve rastësore”, theksoi ajo.

Përveç medaljes së artë, laureatët e Nobelit do të marrin edhe një shpërblim prej 10 milionë koronash suedeze (rreth 1 milion e 145 mijë dollarë amerikanë).

Ceremonia e ndarjes së çmimeve pritet të mbahet në Oslo, kryeqyteti i Norvegjisë, në muajin dhjetor.



Lajme të ngjashme