Rusia mbetet tregu kryesor për eksportet e domates nga Turqia

Eksporti i domateve nga Turqia në janar-shtator 2021 u rrit me pothuajse 17 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar - deri në 264 milionë e 771 mijë dollarë.

1717189
Rusia mbetet tregu kryesor për eksportet e domates nga Turqia

Referuar të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Anadollit Juglindor, eksporti i domateve nga Turqia në janar-shtator 2021 u rrit me pothuajse 17 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vlera e eksportit të domateve nga Turqia në 9 muajt e vitit (janar-shtator 2021) arriti në 226 milionë e 771 mijë dollarë.

Që nga fillimi i vitit 2021, domatet turke kanë hyrë në raftet e 53 vendeve.

Rusia mbetet importuesi kryesor i domateve nga Turqia.

Në periudhën janar-shtator, Turqia eksportoi domate në Rusi në vlerën e 47 milionë e 652 mijë dollarë.

Rusia pasohet nga Rumania (me 46 milionë e 69 mijë dollarë) dhe Ukraina (me 31 milionë e 101 mijë dollarë).

 


Lajme të ngjashme