Stamboll-Ankara, linja e parë e transportit të mallrave me dron

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil ka përcaktuar si korridor të parë ajror për transportin e mallrave me dronë linjën Stamboll-Eskişehir-Ankara.

1716849
Stamboll-Ankara, linja e parë e transportit të mallrave me dron

Në Turqi kanë përfunduar studimet paraprake për dronët e ngarkesave.

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil ka përcaktuar si korridor të parë ajror për transportin e mallrave me dronë linjën Stamboll-Eskişehir-Ankara.

Në një prononcim për TRT-në, drejtori i përgjithshëm i Aviacionit Civil, Kemal Yüksek, njoftoi se modelimi ishte kryer së pari për linjën Stamboll-Eskişehir-Ankara.

Me këtë studim, i cili do të jetë i pari në botë, kushtet për transportin e ngarkesave me dron do të përcaktohen me rregulla strikte. Do të sqarohen shumë detaje të tilla si: itinerari që do të ndiqet, në çfarë lartësie do të fluturojnë dronët dhe pikat e uljes dhe ngritjes së tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil po kryen gjithashtu një studim të detajuar mbi dronët në Turqi. Ajo ka regjistruar më shumë se 50.000 dronë deri më sot. Kurse numri i pilotëve të licencuar është afërsisht 600.000.



Lajme të ngjashme