Rekord i dyfishtë në sektorin turk të veshjeve të gatshme dhe konfeksioneve

Eksportet e veshjeve të gatshme dhe konfeksioneve të Turqisë thyen një rekord të dyfishtë në shtator.

1716261
Rekord i dyfishtë në sektorin turk të veshjeve të gatshme dhe konfeksioneve

Sipas të dhënave të Asamblesë Turke të Eksportuesve (TIM), eksportet e Turqisë u rritën me 30% në shtator, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke arritur në 20,8 miliardë dollarë. Kështu, pragu i 20 miliardë dollarëve në bazë mujore u kapërcyer për herë të parë në historinë republikane të vendit.

Industria e veshjeve të gatshme dhe konfeksioneve, e cila bëri eksporte me vlerë 1 miliard e 788 milionë dollarë në shtator 2020, në të njëjtën periudhë të këtij viti shënoi një rritje prej 9% në eksporte duke arritur shumën e 1 miliard e 948 milionë dollarëve.

Gjatë periudhës janar-shtator 2021, sektori arriti një eksport prej 14 miliardë e 810 milionë dollarësh ose një rritje prej 22,3% në krahasim me të njëjtin hark kohor të vitit të kaluar. Rritja e kërkesës gjithashtu solli një rekord të dyfishtë në sektor.

Në sektorin e veshjeve të gatshme dhe konfeksioneve, Gjermania ishte vendi ku realizuan me shitjet më të larta jashtë shtetit muajin e kaluar, me 303 milionë dollarë. Ajo u pasua nga Spanja me 295 milionë dollarë dhe Mbretëria e Bashkuar me 204 milionë dollarë.



Lajme të ngjashme