McGroarty: Ekonomia në Afganistan është në prag të kolapsit

"Ekonomia në Afganistan është në prag të kolapsit", ka theksuar zyrtarja e OKB-së në konferencën për shtyp që ka mbajtur në Kabul përmes një videokonferencë.

1716182
McGroarty: Ekonomia në Afganistan është në prag të kolapsit

Përfaqësuesja e Programit Botëror të Ushqimit (WFP, agjenci e OKB-së) për Afganistanin Mary Ellen McGroarty ka vënë në dukje se njerëzit në Afganistan tashmë shesin sendet e tyre personale, orenditë shtëpiake, qilimat e sixhadetë për të blerë ushqim.

"Ekonomia në Afganistan është në prag të kolapsit", ka theksuar zyrtarja e OKB-së në konferencën për shtyp që ka mbajtur në Kabul përmes një videokonferencë.

McGroarty ka tërhequr vëmendjen se kriza humanitare në vend po përshkallëzohet me shpejtësi. "Në Afganistan rreth 18 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare; 14 milionë njerëz të tjerë nuk kanë siguri ushqimore dhe 2 milionë fëmijë vuajnë nga ushqimi i pamjaftueshëm", ka shtuar ajo.

Pasi ka vënë theksin në pasojat shkatërruese të ngrirjes së aseteve të Afganistanit pas marrjes së kontrollit të vendit nga talibanët më 15 gusht, MacGroarty ka thënë: "Afganët mund të tërheqin nga bankat vetëm 200 dollarë në javë dhe pagat e tyre nuk mund të paguhen”.

Pas procesit që filloi me tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga Afganistani në kuadër të një marrëveshjeje të paqes të arritur midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe talibanëve në shkurt 2020, talibanët kishin rrethuar kryeqytetin e vendit, Kabul dhe e kishin marrë pushtetin pa konflikt në ditën që Presidenti Eshref Ghani ishte larguar nga vendi (15 gusht 2021).

ShBA-ja e përfundoi procesin e tërheqjes më 31 gusht.

 


Lajme të ngjashme