Erdogan: Shifrat e rritjes ekonomike tregojnë se jemi në rrugën e duhur

"Vitin e kaluar (2020) Turqia u rrit, ndërsa e gjithë ekonomia botërore u tkurr. Shifrat e rritjes tregojnë se jemi në rrugën e duhur, tha të enjten Presidenti Erdoan në një takim me kryetarët e degëve të AK Partisë.

1716397
Erdogan: Shifrat e rritjes ekonomike tregojnë se jemi në rrugën e duhur

Presidenti i Turqisë dhe udhëheqësi i Partisë në Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të enjten mbajti një fjalim gjatë Takimit të Zgjeruar me Kryetarët e Degëve, organizuar në selinë e partisë në Ankara.

"Vitin e kaluar (2020) Turqia u rrit, ndërsa e gjithë ekonomia botërore u tkurr. Shifrat e rritjes tregojnë se jemi në rrugën e duhur. Gjatë gjithë pandemisë, duke mos i ndalur ingranazhet e prodhimit ne si Turqi jemi diferencuar nga vendet e tjera. Dhe kohët e fundit, ne e kemi shfaqur përsëri këtë diferencim duke mos shkaktuar ndonjë problem në vendin tonë. Ne po përpiqemi që periudhën e pandemisë ta shndërrojmë në një shtysë të re dhe kolosale zhvillimi”,- u shpreh Presidenti Erdoan, i cili raportoi se korporatat në zonat e reja industriale që janë ngritur në shumë qytete të Turqisë i kanë rritur kapacitetet e tyre.

Lidhur me mungesën e energjisë që vihet re në disa vende, kreu i shtetit turk tha se ata po bëjmë çdo sakrificë për mbrojtjen e qytetarëve në një kohë kur çmimet e energjisë në të katër anët e botës janë dyfishuar apo edhe pesëfishuar.

"Sot, Gjermania, Anglia, veçanërisht ShBA, janë të falimentuara kur bëhet fjalë për furnizimin me karburant. Tani nuk po gjejnë dot as shoferë kamioni. Që nga fillimi i pandemisë, përmes kontrollit publik ne i kemi mbajtur dhe vazhdojmë t’i mbajmë çmimet në një nivel minimal në sektorin e energjisë, ndonjëherë edhe duke i subvencionuar ato”,- sqaroi Presidenti Erdoan.

 


Lajme të ngjashme