Eksportet bujqësore të Turqisë shënojnë rekord historik në shtator 2021

Sektori bujqësor i Turqisë arriti eksportet më të larta mujore historike me shitjet jashtë shtetit që tejkaluan shumën e 2,7 miliardë dollarëve muajin e kaluar.

1714348
Eksportet bujqësore të Turqisë shënojnë rekord historik në shtator 2021

Bazuar në të dhënat e Asamblesë Turke të Eksportuesve (TIM), eksportet bujqësore të Turqisë u rritën me 23,8% në shtator 2021 në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe arritën në 2 miliardë e 744 milionë e 31 mijë dollarë.

Kështu, sektori i bujqësisë realizoi shitjet e jashtme më të larta historike në bazë mujore, me eksportet bujqësore që përbënin 13,2% të eksporteve të përgjithshme të Turqisë në muajin e nëntë të këtij viti.

Drithërat, bishtajoret, farërat vajore dhe nënproduktet e tyre realizuan eksportin më të lartë në mesin e sektorëve të lidhur me bujqësinë, me 847 milionë e 634 mijë dollarë në shtator.

Ky sektor i realizoi eksportet më të mëdha të muajit të kaluar në Irak, me 359 milionë e 437 mijë dollarë.

Në shtator 2021, sektori bujqësor bëri eksporte me vlerë 192 milionë e 453 mijë dollarë në Gjermani, 145 milionë e 645 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 102 milionë e 449 mijë dollarë në Rusi, 70 milionë e 938 mijë dollarë në Holandë dhe 35 milionë e 276 mijë dollarë në Spanjë.



Lajme të ngjashme