Eksportet e Turqisë në shtator u rritën me 30%

Eksportet turke kanë arritur një rekord prej 212,2 miliardë dollarë gjatë 12 muajve të fundit, duke tejkaluar kështu objektivin prej 211 miliardë dollarësh të përfshirë në Programin Afatmesëm të Zhvillimit Ekonomik të vendit.

1713636
Eksportet e Turqisë në shtator u rritën me 30%

Ministri i Tregtisë, Mehmet Mush (Mehmet Muş) dhe Kryetari i Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TİM), Ismail Gyle (İsmail Gülle) publikuan shifrat e tregtisë së jashtme me një konferencë që mbajtën në Ministri.

Vëllimi i tregtisë së jashtme të Turqisë në shtator 2021 arriti në 44,2 miliardë dollarë. Kjo është shifra më e lartë mujore e tregtisë në historinë e ekonomisë turke, tha ministri.

"Vëllimi i eksporteve në shtator u rrit me 30 për qind në 20 miliardë e 783 milionë dollarë. Për herë të parë në historinë e Republikës, eksportet tejkaluan pragun prej 20 miliardë dollarësh në muaj",- tha ai.

Kurse në bazë vjetore (12 muaj) vlera e eksporteve arriti në 212,2 miliardë dollarë, duke shënuar kështu një rekord në historinë e eksporteve e Republikës së Turqisë.

Në 9 muajt e parë të vitit eksportet janë rritur me 36% në 161 miliardë dollarë.

Kreu i Ministrisë së Tregtisë njoftoi gjithashtu se vazhdojnë përgatitjet për krijimin e Fondit Turk të Zhvillimit të Eksportit, i cili do të bëhet një instrument për financimin e tregtisë së jashtme.

 


Lajme të ngjashme