Lagarde: Perspektiva ekonomike e eurozonës me shumë pasiguri

Guvernatorja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Christine Lagard tha se perspektiva ekonomike e eurozonës është e mbushur me pasiguri.

1712706
Lagarde: Perspektiva ekonomike e eurozonës me shumë pasiguri

Guvernatorja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Christine Lagard tha se perspektiva ekonomike e eurozonës është e mbushur me pasiguri.

Christine Lagarde foli në Forumin e Sistemit Qendror Bankar të Bankës Qendrore Evropiane të vitit 2021 përmes videokonferencës.

Duke theksuar se ekonomia e eurozonës po rimëkëmbet me shpejtësi, Lagarde tha se deri në fund të vitit do të arrijnë nivelet para epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Pasi vuri në dukje se "pasiguritë" që kërcënojnë rritjen po vazhdojnë ende, Lagarde kujtoi se ka pasur bllokime të furnizimit dhe ndërprerje të zinxhirit të furnizimit për disa muaj.

Ajo tha se mbingarkesa e furnizimit ishte "në radarin e tyre" dhe se ndërprerjet kishin ngadalësuar eksportet nga shumë shtete anëtare të eurozonës.

Duke kujtuar se eurozona është në një pozitë importuese të energjisë, Lagarde shpjegoi se rritja e çmimeve të energjisë është për shkak të gazit natyror, energjisë elektrike dhe naftës.



Lajme të ngjashme