Eksportet e Turqisë u rritën me 51,9% në gusht

Eksportet e Turqisë në gusht 2021 u rritën me 51,9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (2020) - në 18 miliardë e 916 milionë dollarë.

1712755
Eksportet e Turqisë u rritën me 51,9% në gusht

Të enjten janë publikuar të dhënat e përkohshme të tregtisë së jashtme lidhur me muajin gusht. Të dhënat janë përpunuar në bashkëpunim me Institutin e Statistikave (TÜİK) dhe Ministrinë e Tregtisë së Turqisë.

Mbështetur në këto të dhëna eksportet turke në muajin gusht 2021 u rritën me 51,9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (2020) - në 18 miliardë e 916 milionë dollarë.

Vendin e parë në eksportet turke për muajin gusht e zuri Gjermania me 1 miliard e 575 milionë dollarë. Gjermania ndiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me 1 miliard e 313 milionë dollarë, Mbretëria e Bashkuar me 1 miliard e 194 milionë dollarë, Iraku me 939 milionë dollarë, Spanja me 839 milionë dollarë. Eksporti në këto vende përbën 31% të eksportit total.

 


Lajme të ngjashme