Turqia eksportoi drithëra dhe fara vajore me vlerë 5,6 miliardë dollarë në 8 muaj

Në janar-gusht të këtij viti, sektori i eksportoi produktet e tij në 213 vende dhe zona të lira.

1709776
Turqia eksportoi drithëra dhe fara vajore me vlerë 5,6 miliardë dollarë në 8 muaj

“Eksportet turke të drithërave, bishtajoreve, farërave vajore dhe produkteve të tyre në periudhën janar-gusht të këtij viti u rritën me 21,17 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, - deri në 5 miliardë e 579 milionë e 520 mijë dollarë”, ka njoftuar përfaqësuesi i Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TİM), Mahsum Altunkaya përmes një deklarate të shkruar.

Sipas tij, Turqia është një bazë e rëndësishme eksporti për tregun e Lindjes së Mesme, dhe gjithashtu furnizon me produkte ushqimore shumë vende të botës.

"Kërkesa më e madhe jashtë vendit është për produkte të tilla si: vajra vegjetale, biskota-pasta, miell, sheqer, makarona, etj.", tha Altunkaya, njëherësh President i Bordit të Drejtorëve të Sektorit të Drithërave, Bishtajoreve, Farërave Vajore dhe Produkteve të Këtyre në Asamblenë e Eksportuesve të Turqisë (TİM).

Në periudhën janar-gusht të këtij viti, sektori i eksportoi produktet e tij në 213 vende dhe zona të lira,- thotë përfaqësuesi i TİM në deklaratën e shkruar dhe shton: “Produktet turke, të prodhuara në tokat pjellore të Anadollit, janë eksportuar në të gjithë botën. Shumica e eksporteve shkojnë në vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës, Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Iraku mbetet importuesi kryesor i sektorit. Ky vend pasohet nga Siria, ShBA-ja, Jemeni, Irani, Xhibuti, Libia, Gjermania, Venezuela dhe Izraeli”.

 


Lajme të ngjashme