Turistët britanikë presin me padurim fillimin e fluturimeve drejtë Turqisë

Pritet që numri i britanikëve që do të vijnë në Turqi të jetë rreth 200 mijë në tre muajt e fundit.

1709141
Turistët britanikë presin me padurim fillimin e fluturimeve drejtë Turqisë

Pritet që numri i britanikëve që do të vijnë në Turqi të jetë rreth 200 mijë në tre muajt e fundit.

Firuz Bagkaya, kryetari i Shoqatës së Agjencive Turistike të Turqisë (TURSAB), në prononcimin e tij për agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) se përshëndesin vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të hequr Turqinë nga lista e kuqe, e cila kërkon karantinë të detyrueshme hoteliere pas udhëtimit, duke filluar nga 22 shtatori.

"Shumë nga mysafirët tanë nga Britania e Madhe, të cilëve u mungon Turqia dhe dëshirojnë të pushojnë në vendin tonë, ishin duke pritur për këtë vendim", bëri të ditur Bagkaya.

"Jet2 Holidays ka vendosur të fillojë fluturimet për në Dalaman dhe Antalie që nga 23 shtatori. Prandaj, ne presim që vendimi për të hequr Turqinë nga lista e kuqe të ketë rezultate pozitive për turizmin. Ekziston një planifikim i pushimit të shkollës në Angli në tetor. Për këtë arsye, familjet me fëmijë kanë një kërkesë serioze për të udhëtuar në vendin tonë gjatë këtij muaji. Në këtë kontekst, ne parashikojmë që numri i qytetarëve britanikë që do të udhëtojnë në Turqi në 3 muajt e fundit pas 22 shtatorit të jetë rreth 200.000", deklaroi Firuz Bagkaya.

 


Lajme të ngjashme