Hekurudhat Shtetërore Turke të 6-at në Evropë për operimin e trenave të shpejtësisë së lartë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu deklaroi se ata i kanë bërë Hekurudhat Shtetërore të Turqisë (TCDD) operatorin e 6-të të trenave me shpejtësi të lartë në Evropë dhe të 8-in në botë.

1708204

Këtë deklaratë ministri Karaismailoğlu e bëri në ceremoninë e organizuar në Stacionin e Trenit Sirkeci në Stamboll për promovimin e projektit të transformimit urban Kazlıçeşme-Sirkeci.

Ministri tha se ata janë të lumtur dhe krenarë që po i përfitojnë Stambollit një tjetër vepër të rëndësishme.

Që nga viti 2003 ne u kemi dhënë përparësi investimeve hekurudhore,- u shpreh Adil Karaismailoğlu, ndërsa shtoi se fillimisht ata u fokusuan në rinovimin e të gjithë rrjetit hekurudhor ekzistues në vend.

Duke vënë në dukje se ata e kanë rritur gjatësinë e hekurudhës në vend në 12 mijë e 803 kilometra, Karaismailoğlu deklaroi se ndërkohë vazhdon puna për ndërtimin edhe të hekurudhave të reja me gjatësi 3 mijë e 500 kilometra.

Në periudhën 2003-2020 ne kemi investuar 212 miliardë lira turke në projektet hekurudhore,- tha ministri Karaismailoğlu dhe shtoi:

"Ne jemi bërë një qendër ndërkombëtare tranziti dhe logjistike në brezin e mesëm të Linjës Hekurudhore të Mëndafshit, që shtrihet nga Kina deri në Angli. Ne kemi konsoliduar efektivitetin tonë në rajon me linjën hekurudhore Baku-Tbilis-Kars. Ne i kemi bërë Hekurudhat Shtetërore Turke (TCDD) operatorin e 6-të të trenave me shpejtësi të lartë në Evropë dhe të 8-in në botë".

Lajme të ngjashme