PE miraton ndarjen e fondeve IPA III për vendet kandidate

Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar ndarjen e 14.2 miliardë eurove për mandatin e tretë të Mjeteve të Ndihmës së Para Anëtarësimit (IPA III) për vendet kandidate të Bashkimit Evropian siç është Turqia.

1706811
PE miraton ndarjen e fondeve IPA III për vendet kandidate

Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar ndarjen e 14.2 miliardë eurove për mandatin e tretë të Mjeteve të Ndihmës së Para Anëtarësimit (IPA III) për vendet kandidate të Bashkimit Evropian siç është Turqia.

Sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian i mbajtur në Strasburg të Francës, diskutoi fondet IPA III që do t'u siguroheshin vendeve kandidate - Turqisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë - dhe kandidatëve potencialë Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës në periudhën 2021-2027.

Deputetët evropian miratuan një total prej 14.2 miliardë euro financim për të ndihmuar vendet kandidate të zbatojnë reformat e lidhura me BE-në gjatë 7 viteve të ardhshme.

Fondet IPA III do të sigurohen me një qasje të bazuar në performancë dhe në përputhje me parimin e ndarjes së drejtë.

Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet reformave në fusha të tilla si sundimi i ligjit, të drejtat themelore, institucionet demokratike, administrata publike, zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca.

Nëse vërehet se nuk ka përparim në fushat e reformës ose një prapambetje, qëllimi dhe intensiteti i ndihmës mund të ndryshohet.

Fondet do të ndahen sipas përparësive tematike, në vend të burimeve të bazuara në vende, siç ishin fondet e mëparshme IPA.

Rreth 4.5 miliardë euro i janë ndarë Turqisë gjatë periudhës IPA I në periudhën 2007-2013 dhe 4.4 miliardë euro gjatë periudhës IPA II në periudhën 2014-2020.

Sesioni i Asamblesë së Përgjithshme i Parlamentit Evropian diskutoi gjithashtu financimin për të luftuar pasojat ekonomike të largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

Deputetët votuan me 652 vota "Pro", 32 "Kundër" dhe 11 "Abstenime" për të krijuar një fond prej 5 miliardë eurosh për të kontribuar në luftën kundër ndikimeve ekonomike, sociale dhe rajonale të Brexit në vendet e BE-së.

1.6 miliardë euro nga ai fond do të shpërndahen në vitin 2021. Pjesa e mbetur prej 3.4 miliardë eurosh do të përdoren deri në vitin 2025.

Fondi do të ofrojë mbështetje për bizneset dhe komunitetet lokale, veçanërisht ato të prekura nga Brexit.

Pritet që ky fond të sigurojë rreth 1 miliard euro për Irlandën, 810 milionë për Holandën, 670 milionë për Francën, 590 milionë për Gjermaninë dhe 350 milionë euro për Belgjikën.

Planifikohet që fondi të sigurojë një sasi të konsiderueshme ndihme, veçanërisht për peshkatarët e prekur nga Brexit.



Lajme të ngjashme