THY e dyta në Evropë për nga numri i fluturimeve ditore

Linjat Ajrore Turke (Turkish Airlines - THY) me 1 mijë e 263 fluturime në ditë u bënë kompania e dytë ajrore në Evropë me më së shumti fluturime ditore.

1706409

Sipas të dhënave që ka publikuar Organizata Evropiane për Sigurinë e Trafikut Ajror (Eurocontrol) për periudhën 6-12 shtator, në Evropë u realizuan 171 mijë e 701 fluturime.

Me pezullimin në masë të madhe të masave të marra në kuadër të luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) kompania ajrore irlandeze “Ryanair” me 2 mijë e 343 fluturime është kompania që realizoi më së shumti fluturime ditore në Evropë.

Ajo pasohet nga kompania e Linjave Ajrore Turke, e cila realizoi 1 mijë e 263 fluturime dhe kompania “Easyjet” me 1 mijë e 90 fluturime ditore.

Lajme të ngjashme