Turqi – Në gusht të huajve iu shitën 5.866 banesa

Shitja e banesave ndaj të huajve gjatë muajit gusht në bazë vjetore shënoi një rritje prej 50,7%.

1706061
Turqi – Në gusht të huajve iu shitën 5.866 banesa

Shitja e banesave ndaj të huajve gjatë muajit gusht në bazë vjetore shënoi një rritje prej 50,7%.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) publikoi të dhënat e shitjes së banesave për muajin gusht.

Shitja e banesave ndaj të huajve gjatë gushtit ishte 5 mijë e 866. Kurse në bazë vjetore në gusht u shënua një rritje prej 50,7%.

Në shitjet e banesave për të huajt, në gusht Stambolli zuri vendin e parë me 2 mijë e 729 shitje. Ky qytet u pasua nga Antalia me 976 shitje, Ankaraja me 400 shitje, Mersini me 242 shitje dhe Yalova me 233 shitje.

Në periudhën janar-gusht, shitjet e banesave për të huajt u rritën me 47,6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe u arritën në 30 mijë e 849.



Lajme të ngjashme