OKB paralajmëron për uri në Sudanin e Jugut

Matthew Hollingworth, Drejtor i WFP-së në Sudanin e Jugut deklaroi se nëse ndihma ndërpritet nga tetori, mund të ketë probleme ushqimore në rajonet Wau, Juba dhe Bor.

1706169
OKB paralajmëron për uri në Sudanin e Jugut

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) ka paralajmëruar se më shumë se 100.000 njerëz mund të vdesin nga uria nëse ndërpriten ndihmat për Sudanin e Jugut.

Matthew Hollingworth, drejtor i WFP-së në Sudanin e Jugut, deklaroi se nëse ndihmat ndërpriten, atëherë duke filluar që nga tetori në rajonet Wau, Juba dhe Bor mund të ketë probleme në furnizimin me ushqime.

Hollingworth paralajmëroi se më shumë se 100.000 njerëz mund të përballen me probleme ushqimore, duke vënë në dukje se nevojiten 154 milionë dollarë për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Sipas OKB-së, problemi i ushqimit në Sudanin e Jugut ka ardhur duke u rritur vitet e fundit dhe nga kjo situatë janë prekur më shumë se 60% e popullsisë.



Lajme të ngjashme