Turqia rrit eksportet e frutave dhe perimeve të freskëta

Eksportet e frutave dhe perimeve të freskëta të Turqisë morën vrull të madh vitin e kaluar me epideminë e  llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

1679452
Turqia rrit eksportet e frutave dhe perimeve të freskëta

Eksportet e frutave dhe perimeve të freskëta të Turqisë vazhdojnë të rriten.

Senih Yazgan, nënkryetar i Shoqatës së Eksportuesve të Frutave dhe Perimeve të Freskëta Uludag, tha se eksportet e frutave dhe perimeve të freskëta të Turqisë morën vrull të madh vitin e kaluar me epideminë e  llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Yazgan deklaroi se kishte një rritje prej 26 për qind vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë, veçanërisht në përputhje me kërkesat nga tregu evropian.

"Në gjysmën e parë të vitit 2020, ne pamë se eksportet e frutave dhe perimeve të freskëta, të cilat janë rreth 1 miliard e 200 milionë dollarë, u rritën me 25 për qind në rreth 1 miliard e 500 milionë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Kjo rritje e eksporteve mund të interpretohet si një tregues se sektori i frutave dhe perimeve të freskëta po merr shtysë të madhe", tha ai.

Yazgan deklaroi se Evropa dhe Rusia janë tregjet më të rëndësishme në eksportin e frutave dhe perimeve të freskëta dhe tha se produktet më të eksportuara janë produktet e agrumeve, domates, qershisë, ullirit dhe produkteve të tij.

 


Lajme të ngjashme