Toyota ndalon prodhimin në fabrikat e saj në Tajlandë

Toyota Motors deklaroi se ka pezulluar prodhimin në uzinat e saj në Tajlandë për shkak të një problemi të furnizimit me pjesë.

1679090
Toyota ndalon prodhimin në fabrikat e saj në Tajlandë

Toyota Motors deklaroi se ka pezulluar prodhimin në uzinat e saj në Tajlandë për shkak të një problemi të furnizimit me pjesë.

Prodhuesi japonez ka ndaluar prodhimin në tre fabrika në zonat rurale të kryeqytetit Bangkok të Tajlandës, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”.

Ndalesa e shkaktuar nga problemi i furnizimit të pjesëve në impiantet, të cilat kanë një kapacitet prodhimi vjetor prej 760.000 makinash, do të zgjasë deri më 28 korrik.

Ndërkohë bëhet e ditur se Toyota do të ndalojë prodhimin në fabrikat e saj Toyota Auto Body në provincën Aichi të Japonisë për 5 ditë në fillim të gushtit.

Ndalesa në impiantet brenda vendit thuhet se do të ndikojë në modelet Alphard dhe Vellfire.

 


Lajme të ngjashme