Kurum: 52% e energjisë së instaluar të Turqisë përbëhet nga burime të ripërtëritshme

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum deklaroi se 52 për qind e energjisë së instaluar të Turqisë përbëhet nga burime të ripërtëritshme të energjisë dhe në këtë aspekt është vendi i pestë më i madh në Evropë dhe i 12-ti në botë.

1679026
Kurum: 52% e energjisë së instaluar të Turqisë përbëhet nga burime të ripërtëritshme

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum deklaroi se 52 për qind e energjisë së instaluar të Turqisë përbëhet nga burime të ripërtëritshme të energjisë dhe në këtë aspekt është vendi i pestë më i madh në Evropë dhe i 12-ti në botë.

Ministri Kurum u takua me Negociatorin e Klimës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry në Pallatin Historik “Palazzo Reale”, ku u mbajt "Takimi i Ministrave të G20 të Mjedisit, Klimës dhe Energjisë" në Napoli të Italisë.

Gjatë takimit, ministri Kurum tha se ata kishin përgatitur Planin e Veprimit për Ndryshimin e Klimës të Turqisë me 14 pika dhe kishin rritur numrin e zonave të mbrojtura dhe zonave të gjelbra.

Duke deklaruar se Turqia ka angazhime për uljen e mëtimit të gazit me efekt serë, Kurum deklaroi se deri tani është realizuar një rënie e emisionit të gazit serë.

Ai theksoi se ata po kryejnë me efikasitet Projektin e Mbetjeve Zero, i cili kryhet nën kujdesin e bashkëshortes së Presidentit Recep Tayyip Erdogan, Emine Erdogan, duke nënvizuar se 52 për qind e energjisë së instaluar të Turqisë përbëhet nga burime të ripërtëritshme të energjisë dhe në këtë aspekt është vendi i pestë më i madh në Evropë dhe i 12-ti në botë.

Ndërsa Kerry vuri në dukje se ata menduan se objektivi prej 1.5 gradë në Marrëveshjen e Parisit tani duhet të përmbushej, se ata nuk mundën të bënin gjithçka që ishte premtuar në Paris, por edhe nëse do ta bënin, temperatura e planetit do të rritet përsëri me 2.5-3 gradë dhe se premtimet e bëra në Marrëveshjen e Parisit nuk u mbajtën. Ai deklaroi se janë ballë për ballë me kërcënimin se temperaturat mund të ngrihen në 4 gradë.

Kerry deklaroi se është përgjegjësia e të gjithë botës për të eliminuar pasojat e këqija të krizës së klimës.

"Është shumë e rëndësishme që G20 të dalë me një deklaratë të fortë." Tha ai.

Kerry shprehu ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën për shkak të përmbytjeve në Rize (Turqi).

 



Lajme të ngjashme