Amerika dhe Gjermania arrijnë një marrëveshje për Rrymën e Veriut-2 nga Rusia në Evropë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë arritur një marrëveshje që do të lejojë përfundimin e projektit të tubacionit Rryma e Veriut-2 nga Rusia në Evropë.

1678599
Amerika dhe Gjermania arrijnë një marrëveshje për Rrymën e Veriut-2 nga Rusia në Evropë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë arritur një marrëveshje që do të lejojë përfundimin e projektit të tubacionit Rryma e Veriut-2 nga Rusia në Evropë.

Me marrëveshjen, Amerika dhe Gjermania u zotuan të kundërshtojnë përpjekjen e Rusisë për të përdorur tubacionin Rryma e Veriut-2 si një armë politike.

Në deklaratën e përbashkët të bërë nga të dy vendet, shkruhet: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania bashkohen në vendosmërinë e tyre për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj dhe aktivitetet dashakeqe duke vendosur kosto përmes sanksioneve dhe mjeteve të tjera."

Bëhet e ditur se nëse Rusia e përdor energjinë si armë ose përpiqet të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër Ukrainës, Gjermania do të marrë masa në nivel kombëtar.

Në deklaratë u theksua se do të ketë presion për masa efektive në nivelin evropian, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve, për të kufizuar kapacitetin eksportues të sektorit energjetik të Rusisë në Evropë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania janë zotuar të mbështesin një fond prej 1 miliard dollarë për Ukrainën për të diversifikuar burimet e saj të energjisë dhe Gjermania do të sigurojë së pari një donacion prej 175 milionë dollarësh.

Me projektin Rryma e Veriut-2, kostoja totale e të cilit pritet të jetë rreth 10 miliardë euro, përmes Detit Baltik në vit planifikohet të transportohen në Gjermani 55 miliardë metra kub gaz rus.  

Vendet që dalin kundër projektit në fjalë parashtrojnë se me këtë projekt do të rritet varësia e vendeve evropiane nga Rusia.



Lajme të ngjashme