Bëhet montazhi i parë i trupit të makinës elektrike turke TOGG

Në Gebze të Kocaeli është montuar trupi i parë i automobilit kombëtar me pjesë të prodhuara të gjitha në Turqi, ka njoftuar platforma TOGG me një postim në median sociale.

1677058
Bëhet montazhi i parë i trupit të makinës elektrike turke TOGG

Një fazë e re është shënuar në projektin e prodhimit të automobilit vendor në Turqi.

Në Gebze të Kocaeli është montuar trupi i parë i automobilit kombëtar me pjesë të prodhuara të gjitha në Turqi.

Fotografitë në lidhje me makinën vendore janë postuar në llogarinë e medias sociale të Grupit të Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG).

Në fotografi duket trupi i parë i montuar në Gebze me pjesë të gjitha të prodhuara në Turqi. Fotografitë janë bërë nga kënde të ndryshme.

Në një nga fotografitë duket drejtuesi i lartë i TOGG, Gürcan Karataş bashkë me ekipin e tij.

Nga ana tjetër vazhdon me shpejtësi puna për ndërtimin e fabrikës në Gemlik, ku do të prodhohet automobili i parë i Turqisë.

Prodhimi në seri do të fillojë në fund të vitit 2022.



Lajme të ngjashme