Turqia shënoi rritje me 42% në eksportet e akuakulturës

Sektori i akuakulturës, i cili arriti në 649 milionë dollarë eksporte në gjysmën e parë të vitit, me 42 për qind rritje, synon të arrijë rekorde të reja në rekordet që ka vendosur për dy vjet me radhë.

1673439
Turqia shënoi rritje me 42% në eksportet e akuakulturës

Sektori i akuakulturës, i cili arriti në 649 milionë dollarë eksporte në gjysmën e parë të vitit, me 42 për qind rritje, synon të arrijë rekorde të reja në rekordet që ka vendosur për dy vjet me radhë.

Turqia eksportoi 457 milionë e 919 mijë dollarë akuakulturë gjatë periudhës janar-qershor 2020. Gjatë së njëjtës periudhë të këtij viti, eksportet u rritën me 42 për qind dhe arritën në 649 milionë dollarë.

Në vendin e parë në eksportet e akuakulturës është levreku, në të cilin Turqia është lider në prodhimin dhe eksportet e tij. Eksportet e levrekut u rritën me 33 për qind dhe arritën në 215 milionë dollarë në periudhën 6-mujore.

Eksportet e levrekut u pasuan nga koca me 182 milionë dollarë dhe trofta me 81,5 milionë dollarë.

Ndërkaq eksportet e salmonit turk, yllit shkëlqyes të eksporteve të akuakulturës, u rritën nga 9 milionë e 314 mijë dollarë në 73 milionë e 164 mijë dollarë në janar-qershor 2020.

Sinan Kiziltan, kryetar i Bordit të Sektorit të Shoqatave të Eksportuesve të Akuakulturës dhe Produkteve të Kafshëve, tha se shumë restorante me famë botërore preferojnë peshqit turq dhe kanë eksportuar mbi miliarda dollarë si industri për 2 vjet.

"Ne duam të shtojmë një rekord të ri këtë vit. Me këtë ritëm, ne do të tejkalojmë 1,2 miliard dollarë në eksporte", tha ai.

Duke vënë në dukje se Turqia është prodhuesi më i rëndësishëm i levrekut dhe kocit në botë, Kiziltan deklaroi se ata do të shtojnë edhe salmonin turk përkrah tyre.

 


Lajme të ngjashme